Mbrojtësi i Milanit ka fjalë të mira për Kylian Mbappen

  • S.A /
  • 29 November 2022 - 11:47
Mbrojtësi i Milanit ka fjalë të mira për Kylian Mbappen

Mbrojtësi i ekipit të Milanit, Simon Kjaer akoma nuk e di se ku mund të luajë Theo Hernandez në pesë vitet e ardhshme derisa ka thënë se Kylian Mbappe është “lojtari më i shpejt që ai ka parë”.

Kapiteni i Danimarkës nuk luajti për Kombëtaren e tij në humbjen 2-1 kundër Francës të shtunën për shkak se ai ende nuk është rikuperuar nga një lëndim, transmeton "Kosova Sot Online".

“Nuk jam mirë, nuk isha gati që të luaj 90 minuta kundër Francës dhe trajneri bëri një vendim të duhur, nuk isha në gjendje që ta ndihmoj skuadrën”, tha ai për Gazzetta, transmeton "Kosova Sot Online".

Të shtunën, Danimarka e Kjaer u përballë me Francën e Theo Hernandez dhe Olivier Giroud, por sulmuesi francez nuk ia doli të shënoi, duke humbur mundësinë e parë që të bëhet sulmuesi me më së shumti gola në histori të Les Blues. “E kam uruar atë (Giroud) për golin e 51-të (kundër Australisë), një numër i madh dhe i kam kërkuar atij që ta shënojë edhe një tjetër në ndeshjen e radhës, në mënyrë që të na ndihmoj ne të kualifikohemi”. Danimarka duhet të fitojë kundër Australisë të mërkurën për t’u kualifikuar në 1/8-ën e finales, derisa Franca tashmë e ka fituar Grupin D me një ndeshje të pazhvilluar. A do të mbetet Giroud në Milan sezonin e ri, pasi që kontrata i skadon në fund të qershorit të vitit të ardhshëm? “Ne nuk kemi folur kurrë për këtë, por mendoj që ai do të jetë me ne në sezonet e ardhshme”, tha Kjaer. 

Po Theo?

“Ai është fantastik, një lojtar i madh. Nuk shihni shumë si ai në rolin e tij. Ai ka fuqi fizike, ritëm dhe goditje të mirë. Ai bën shumë gjëra të mira në fushë. “Nuk e di ku do të jetë në pesë vitet e ardhshme, por jam kurioz për ta zbuluar. Dëshiroj ta shoh se për kë do të luan. Shpresoj që do të luan për ne”. Mbappe shkëlqeu në ndeshjen kundër Danimarkës javën e kaluar, duke shënuar dy gola për Francën. “Sinqerisht, ai është i jashtëzakonshëm”, pranoi Kjaer. “Ai është një fenomen dhe ka një skuadër që punon për të. Të gjithë vrapojnë ashtu që ai të këtë pushime ndonjëherë. Ai mund të ju lëndoj gjithmonë, nuk kam parë vrapim më të shpejt se të tij në karrierë”. Kjaer ju bashkua Milanit në janarin e vitit 2020 dhe ka luajtur 81 ndeshje me Kuqezinjtë duke shënuar një gol.

(Kosova Sot Online )