Në “luftë” për të kaluar në 1/8-ën e finales ndeshje mes Ekuadorit dhe Senegalit

  • S.A /
  • 29 November 2022 - 15:36
Në “luftë” për të kaluar në 1/8-ën e finales ndeshje mes Ekuadorit dhe Senegalit

Fati i Ekuadorit dhe Senegalit në Botëror do të vendoset në ndeshjen e tyre të fundit në grup ku do ta luajnë kundër njëra tjetrës në Al Rayyan Stadium, shkruan "Kosova Sot Online "Me Senegalin që si skenar ka gjithsesi fitoren ose të shkojë në shtëpi fillon ndeshja e fundit e grupit A kundër Ekuadorit që ju duhet vetëm një pikë që të kalojnë në 1/8-ën e finales. Nikoqiri, Katari është bërë skuadra e parë që është eliminuar në garën e sivjetme pas humbjes së tyre në ndeshjen e dytë ndaj Senegalit. Po duhet të luhen ndeshjet e fundit të tri Kombëtareve në grup për t’u kuptuar se cilat do të shkojnë në rrethin e radhës. Holanda dhe Ekuadori kanë të njëjtat pikë, me katër, derisa Senegali ka një pikë më pak se këto dy Kombëtare. Senegali riktheu shpresat për një kalim në 1/8-ën e finales pas fitores 3-1 kundër Katarit. Ata e kanë pasur më vështirë për shkak se ju desh të ia dalin kësaj here pas sulmuesin e tyre karizmatik Sadio Mane që u lëndua pak para Botërorit, e cila ka qenë një goditje e rëndë për skuadrën e Aliou Cisse.

Pavarësisht kësaj, ata patën një ndeshje të mirë në fillim të grupeve kundër Holandës, por pavarësisht punës së tyre të madhe ata pësuan dy gola nga Cody Gakpo dhe Davy Klassen për t’ia marrë atyre tri pikë.

Mirëpo, Luanët e Terangas u kthyen për të fituar 3-1 kundër Kombëtares së vogël të Katarit. Një fitore në ndeshjen e fundit do të bënte që ata të kualifikohen në 1/8-ën e finales, por do të duhet që të luajnë fuqishëm kundër një Ekuadori të fortë që ka qenë befasia më interesante në edicionin e sivjetmë të Botërorit.

Skuadra jug-amerikane janë në pozitë më të mirë për të kaluar tutje. Pas fitores së qetë kundër Katarit, ata ishin dominues edhe në ndeshjen e tyre të dytë kundër Holandës.

El Tri ju duhet vetëm një pikë, por skuadra e Gustavo Alfaro ka impresionuar të gjithë se si ka ecur këtë vit, ku ka neutralizuar kundërshtarët e tyre dhe ka krijuar befasi interesante për skuadrat e tyre.

Siç u aludua me lartë, do të jetë një ndeshje interesante me njërin prej këtyre dy kombeve që do të arrin në 1/8-ën e finales krah Holandës, duke bërë që të kemi një ndeshje të mirë këtë të martë, me atë skuadër që do të kontrollojë nervat për të kaluar tutje.

Formacionet zyrtare:

Image

 

Ekuadori

Image

Senegali

(Kosova Sot Online