Kante drejt largimit nga Chelsea

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 12:29
Kante drejt largimit nga Chelsea

Sipas Fabrizio Romano, mesfushori i Chelseat, N'Golo Kanté mund të jetë duke luajtur sezonin e tij të fundit me klubin.

Fituesi i Kupës së Botës nuk ka mundur të sigurojë një kontratë të re me klubin dhe tani duket se mesfushori do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Kante ka qenë me klubin që nga viti 2016 pas një sezoni me Leicester City, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, ku fitoi Premier League në sezonin e tij të fundit. Reprezentuesi francez do ta përsëriste sërish këtë arritje vitin e tij të parë me Chelsean.

Ndërsa me Chelsean, Kante fitoi edhe çmimin për lojtarin e vitit në Premier League, lojtarin e vitit të Chelsea, lojtarin francez të vitit dhe Kupën e Botës me Francën 2018.

Nuk raportohet se ku mund të shkojë Kante pas sezonit. Gjithashtu u raportua se lojtari do të “donte” të qëndronte me Chelsea, por klubi tashmë ka filluar të kërkojë një zëvendësues më të ri.

(Kosova Sot Online)