Gruaja e Messi reagon me humor në intervistën e pas ndeshjes ku Argjentina eliminoi Holandën

  • S.A /
  • 12 December 2022 - 11:04
Gruaja e Messi reagon me humor në intervistën e pas ndeshjes ku Argjentina eliminoi Holandën

Gruaja e Lionel Messit  ka  reaguar me humor pas shpërthimit të Messit  në intervistën e fundit e cila u bë virale, pas ndeshjes  Argjentina- Holanda, transmeton "Kosova Sot Online".

Reagim me humor u bë për një video në të cilën burri i saj u bë viral pasi Argjentina eliminoi Holandën nga Katari 2022 në çerekfinale, e ku  ndeshja shkoi në penallti dhe përfundoi me kalimin e Albiceleste në gjysmëfinale, ku do të përballën me Kroacinë. Vëmendja ishte pas ndeshjes u kthye të një video e Messi, megjithatë gruaja e tij bën një reagim qesharak dhe humor për reagimin e tij në video, shkruan  "Kosova Sot Online".

Messi ishte parë gjatë ndeshjes duke pasur një debat të nxehtë me sulmuesin holandez, Wout Weghorst, i cili shënoi dy golat e Holandës dhe dërgoi ndeshjen në kohën shtesë. Messi pastaj ishte parë duke e quajtur Weghorstin një “bobo”, e cila fjalë do të thotë “budalla”, derisa ai jepte intervistë.

Reagimi i Antonelës për fjalën “Bobo”, gjatë intervistës

Pasi video u bë viral, ka pasur shumë meme dhe shaka, madje edhe aplikacione interneti që i referoheshin komentit të Messi, që nuk është karakter i futbollistit që bën shpesh këso sjellje.

(Kosova Sot Online )