Ja kush po e kërkon Jose Mourinhon

  • A.P /
  • 21 December 2022 - 21:19
Ja kush po e kërkon Jose Mourinhon

Pas largimit të tekniku Fernando Santos nga stoli i Portugalisë, pas eleminimit të tyre në Botëror nga Maroku, Federata Portugeze e Futbollit është në kërkim të një trajneri elitar për pankinën “luzitane”.

Deri më tani FPF kërkon vetëm 1 emër si “udhëheqës” të ardhshëm dhe ai është Jose Mourinho.

Në rast propozimi nga Federata Portugeze, “Special one” duhet të vendosë midis stolit të kombëtares dhe atij të Romës.

Mirëpo nga ana e tyre, “verdhekuqtë” janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë që kanë në dorë, për mos ta lënë Moun të shkojë.

(Kosova Sot Online)