Kush e dominoi ligën më të fortë në botë – NBA

  • A.P /
  • 01 January 2023 - 11:03
Kush e dominoi ligën më të fortë në botë – NBA

Golden State e ka dominuar ligën më të fortë në botë të basketbollit – NBA në sezonin 2021/2022.

Warriors e siguruan titullin e kampionit pasi e mposhtën Bostonin me rezultat 103:90 në përballjen e gjashtë.

Me këtë rast, Golden State e mbylli serinë finale të ndeshjeve në 4:2.

Ky ishte përfundimi i një sezoni spektakolar të NBA-së në sezonin e tij të 75-të.

Stephen Curry e udhëhoqi ekipin fituar me 34 pikë të realizuara, 7 kërcime dhe 7 asistime.

Andrew Wiggins i shtoi 18 pikë, kurse Jordan Poole 15 të tjera në finalen e Warriors.

Curry njëkohësisht u zgjodh edhe MVP i finaleve.

Ai e mbylli serinë e finaleve me një mesatare të jashtëzakonshme prej 31.2 pikësh, 6 kërcimesh dhe 5 asistimesh.

Golden State kështu e siguroi titullin e katërt të kampionit në tetë sezonet e fundit në NBA.

Në dekadën e fundit, Warriors kanë qenë dominues në ligën më të fortë në botë të basketbollit.

(Kosova Sot Online)