Al Nassr me 5 milionë ndjekës më shumë brenda dy ditësh, arsyeja dihet

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 13:40
Al Nassr me 5 milionë ndjekës më shumë brenda dy ditësh, arsyeja dihet

Efekti Cristiano Ronaldo ka nisur të ndihet në Arabinë Saudite.

Njerëzit atje po flasin më shumë për futbollin, ndërsa Al Nassr ka nisur t’i korr të mbjellat.

Në fakt, klubi arab i ka fituar mbi 5 milionë ndjekës në rrjetin social, Instagram në harkun e dy ditëve

Al Nasr ndiqej nga 884 mijë njerëz para zyrtarizimit të 37 vjeçarit, ndërsa tash i numëron mbi 6 milionë “followers”, të cilët po shtohen dita ditës dhe milionat do të rriten në ditët, javët dhe muajt në vazhdim.

(Kosova Sot Online)