Pse Ronaldo nuk do të debutojë nesër

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 17:39
Pse Ronaldo nuk do të debutojë nesër

Cristiano Ronaldo është ndaluar të bëjë debutimin e tij shumë të pritur për skuadrën e tij nga Arabia Saudite nesër mbrëma, zbulon Daily Mail.

Klubi i tij i ri Al Nassr, i cili thuhet se po e paguan atë 200 milionë euro në vit, i ka shitur të gjitha 28,000 ulëset për ndeshjen kundër Al Ta’ee, por debutimi i Ronaldos nuk do të ndodhë.

Kjo pasi që portugezi ka një dënim për dy ndeshje moslojë në kohën sa ishte te Manchester United

Ronaldo u gjobit me 50,000 £ dhe u pezullua për dy ndeshje nga Federata e Futbollit të Anglisë më 17 nëntor.

(Kosova Sot Online)