Ja sa është rroga e re e Rrahmanit

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 15:16
Ja sa është rroga e re e Rrahmanit

Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës.

Futbollisti kosovar ka qenë protagonist i ekipit italian në dy sezonet e fundit dhe kjo ka bërë që napolitanët të mendojnë ta “blindojnë” atë.

Dhe, mediat italiane raportojnë se aktualisht, përfaqësuesi kosovar paguhet 1,8 milionë euro në vit

E me kontratën e re, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës do ta ketë rrogën vjetore 2,5 milionë euro.

Trajneri Luciano Spalletti e sheh Rrahmanin si lider të mbrojtjes, mbi të gjitha pas largimit të Kalidou Koulibalyt.

Pra, Napoli po e vlerëson kontributin e Rrahmanit, duke e shpërblyer atë me një kontratë më të majme.

Nga ana tjetër, qendërmbrojtësi stabil ka thënë se ndihet mjaft i lumtur dhe i kënaqur në Napoli, ku synon të vazhdojë të luajë edhe për disa vite dhe të fitojë trofe të rëndësishëm aty. 


(Kosova Sot Online)