Ermal Krasniqi transferohet në Cluj – zbulohen detajet

  • S.A /
  • 09 January 2023 - 16:20
Ermal Krasniqi transferohet në Cluj – zbulohen detajet

Ermal Krasniqi është futbollisti më i ri i Clujit, teksa zyrtarzimi pritet të bëhet së shpejti.

“Fanatik.ro” ka raportuar se futbollisti kosovar është përforcimi i fundit i klubit të njohur nga Rumania, shkruan "Kosova Sot Online ".

Sipas mediumit rumun, Krasniqi ka nënshkruar kontratë të vlefshme për katër vite e gjysmë dhe se së shpejti do t’i bashkohet skuadrës në kampin stërvitor në Spanjë.

24-vjeçari ishte objektiv i trajnerit Dan Petrescu, pasi ai i la përshtypje trajnerit me paraqitjet e tij në Ligën e Konferencës.

Mediumi rumun gjithashtu ka zbuluar se Ballkani ka përfituar 375 mijë euro nga shitja e Krasniqit.

Ermal Krasniqi ka shënuar 11 gola dhe 7 asistime këtë sezon në 30 paraqitje në të gjitha garat. 

(Kosova Sot Online )