Ermal Krasniqi zyrtarizohet te Cluji

  • S.A /
  • 10 January 2023 - 12:48
Ermal Krasniqi zyrtarizohet te Cluji

Ermal Krasniqi përfundimisht karrierën  e tij sportive do ta vazhdojë në Rumani, transmeton "Kosova Sot Online".

Cluji ka njoftuar zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes për transferimin e kosovarit.

Detajet e transferimit të Ermal Krasniqit nga Ballkani te Cluji.

Klubi rumun përmes njoftimi i ka uruar mirëseardhje Krasniqit, teksa ka shkruar edhe pak prej karrierës së tij.

Megjithatë, Cluji nuk ka zbuluar detajet e marrëveshjes.

Krasniqi në tre sezonet e fundit ishte pjesë e Ballkanit, për të cilin ka bërë 105 paraqitje.

Në fanellën e kampionit të Kosovës, 24-vjeçari shënoi 39 gola dhe dha 17 asistime. Falë formës së mirë, ai u ftua në nëntor të vitit të kaluar nga Kombëtarja A e Kosovës për miqësoret kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe.

Bazuar në raportimet nga mediat në Rumani, Krasniqi ka nënshkruar kontratë të vlefshme për katër vite e gjysmë.

(Kosova Sot Online )