Mediat e Madridit me kritika ndaj Bale edhe pas pensionimit të tij

  • S.A /
  • 10 January 2023 - 12:23
Mediat e Madridit  me kritika ndaj Bale edhe pas pensionimit të tij

Real Madridi dhe Gareth Bale kaluan gjithsej nëntë vjet së bashku, por ishte një marrëdhënie e vështirë, që vazhdoi të përkeqësohej me kalimin e kohës. Në muajt e tij të fundit përpara se të largohej nga klubi, ai po përshkruhej si një “parazit” në gazeta “Marca”, transmeton "Kosova Sot Online".

Kritikat nuk kanë të ndalur edhe pasi Bale njoftoi për pensionimin e tij nga futbolli.

Janë një sërë opinionesh në Spanjë që kanë “goditur” sërish uellsianin, sipas “Football Espana”.

Redaktori i “AS”, Alfredo Relano, e përshkroi rënien e tij në Real Madrid “padobishmëri të turbullt”, përpara se të përfundonte artikullin e tij me këto fjalë: “Dhe është turp, sepse ai kishte kushte të jashtëzakonshme natyrore për sa i përket gjatësisë, shpejtësisë dhe këmbës së majtë. Por atij i mungonte ndjeshmëria dhe e tha mirë në atë ‘Uells. Golf. Madrid’. Në atë rend’.”

Ndërkohë në “El Larguero” të “Cadena SER”, Alvaro Benito, kujtoi golat e mëdhenj dhe talentin, por vazhdoi të kritikonte qëndrimin dhe mentalitetin e tij. “Të mos mungosh kundër Valladolidit është gjithashtu pjesë e të qenit lojtar i Real Madridit”, tha Benito.

Anësori uellsian nuk bëri kurrë më shumë se sa përpjekjet minimale për t’u bërë “i dashur” për shtypin madrilen ose publikun, për të drejtën ose për të gabuarën, dhe pavarësisht nga ajo që ndodhi në fushë, kjo ka pasur një ndikim të madh në karrierën e tij. 

(Kosova Sot Online )