Mudryk sërish shfaq dëshirën për t’iu bashkuar londinezëve

  • S.A /
  • 13 January 2023 - 09:18
Mudryk sërish shfaq dëshirën për t’iu bashkuar londinezëve

Ukrainasi Mykhaylo Mudryk ka shtuar edhe më shumë zërat për transferimin e tij te Arsenali, shkruan "Kosova Sot Online ".

Ukrainasi, i cili përmes rrjeteve sociale besohet se po tregon deshirën e tij për t’iu bashkuar londinezëve, një veprim të tillë e ka bërë sërish.

Vetëm pak kohë pasi u raportua se Arsenali e ka dërguar ofertën e re te Shakhtar Donetsku për transferimin e tij, Mudryk bëri një tjetër postim në llogarinë e tij në “Instagram”.

Ai publikoi një “emoji” lutjeje, që nga të gjithë është kuptuar si lutje që klubi i tij të pranojë ofertën lidhur me të.

Oferta e re e Arsenalit për 21-vjeçarin thuhet se është afro 70 milionë euro, plus bonuset.

(Kosova Sot Online )