Kërkesa e Uashingtonit zyrtar është e qartë: Asociacioni duhet të formohet sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës

Kërkesa e Uashingtonit zyrtar është e qartë: Asociacioni duhet të formohet sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës
Kërkesa e Uashingtonit zyrtar është e qartë: Asociacioni duhet të formohet sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës

Agim Bajrami

  • 13 January 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

A duhet ti përmbush Kosova edhe obligimet e dala nga marrëveshjet e nënshkruara nga zyrtarët e pa përgjegjshëm qeveritar? Prishtina zyrtare duhet të bëjë, atë çka i thotë të bëjë Uashingtoni zyrtar. Kosova është krijesë ,rritje, zhvillim, dhe në mbrojtje të SHBA- ve. Dhe mos dëgjimi i SHBA- ve , kjo nënkupton zhbërjen e vetvetes. Përndryshe Kosova rrezikohet fund e krye nga vetvetja, nga politikanët e pa përgjegjshëm, nga shoqëria civile e pa formuar drejtë, nga një popullsi fisnore që e ka vështirë të kuptoj, të mirën nga e keqja, kush është miku, e kush është armiku.

-SHBA-ja ju bënë thirrje politikë bërësve kosovarë që ti përmbushin detyrimet që kanë përmes marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel e të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, e kjo është edhe Marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Këtë e dinë të gjithë politikanët në Kosovë që Asociacioni duhet të formohet. Fundja , kush nuk donë, dhe nuk mundet të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe ,sepse elektoratit i ka thënë se nuk do ta formojë sipas tyre "Zajednicën" , le të jep dorëheqje!. Dhe ka kush e bënë këtë, dhe duhet të bëjë! Kërkesa e Uashingtonit zyrtar është e qartë, duhet të formohet Asociacioni sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Deri kur me rrena shqiptare,po e nënshkruaj, s'po e nënshkruaj, e nënshkrova, nuk po e implementojë. Kush mund t'i duron,këta 'mashtrues” politikanë kosovarë? Këtë mundë ta bëjë vetëm ai popull që vetë është pa mjaftueshëm i informuar dhe pa arsimuar, dhe në një moment të caktuar i zgjedh për qeverisje edhe ata që mashtrojnë dhe nuk i mbajnë premtimet!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".