Pse Arsenali i hakmerret Chelseat

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 20:34
Pse Arsenali i hakmerret Chelseat

Arsenali besojnë që do ta mposhtin Chelsea në garën e tyre për të nënshkruar me mesfushorin e West Ham, Declan Rice në verë

Siç raporton The Times, Topçinjtë do ta kenë prioritet nënshkrimin me anglezin gjatë merkatos së verës, derisa Chelsea dhe Manchester United po ashtu janë adhurues të mesfushorit dhe do të përpiqen që të nënshkruajnë më të, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Arsenali janë të parët në Premier Ligë dhe janë rrugës së mirë për ta fituar titullin këtë sezon pasi që janë tetë pikë para kampionëve në fuqi, Manchester City. Nëse Mikel Arteta do ta fiton trofeun, ata besojnë që do të kenë një mundësi më të mirë që ta joshin Rice për në Londrën Veriore, sidomos me Chelsean që për momentin janë në vendin e 10 dhe rrezikojnë ta humbasin Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

West Ham më shumë gjasë do të detyrohen që ta shesin 24 vjeçarin gjatë verës pasi që kontrata e tij skadon më 2024. Megjithatë, Arsenali duhet që të paguajë më shumë së 80 milionë funte për ta blerë atë në fund të sezonit. Topçinjtë janë në kërkim të Rice dhe nuk do ta humbasin atë te Chelsea ashtu siç humbën në garë nga rivalët e tyre londinez për Mykhailo Mudryk që e blen për 89 milionë funte nga Shakhtar Donetsk.

(Kosova Sot Online)