Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk zbulon prapaskenat, si e mposhti Chelsea Arsenalin për Mudryk

  • S.A /
  • 17 January 2023 - 14:46
Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk zbulon prapaskenat,  si  e mposhti  Chelsea Arsenalin për Mudryk

Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk, Sergei Palkin, ka zbuluar pse Chelsea mundi Arsenalin për nënshkrimin 100 milionë euro të Mykhailo Mudryk pasi të dyja palët bënë oferta identike. Topçinjtë dukej se ishin favoritë për transferimin e sulmuesit ukrainas, përpara se Blutë të hynin në garë për të nënshkruar me lojtarin për një marrëveshje masive tetëvjeçare e gjysmë.

Në një intervistë me Athletic, Palkin zbuloi se Shakhtar refuzoi një ofertë nga Arsenali, e cila duke përfshirë shtesat, përputhej me ofertën prej 100 milionë euro të Chelseat.

Si mundet Chelsea të shpenzojë mbi 500 milionë euro dhe mos ta thyejë rregullin financiar, ndërsa United duhej të huazonte Weghorstin

“Kur ata (Arsenali) propozuan ofertën përfundimtare prej 70 milionë euro plus 30 milionë në shtesa, ne u ulëm dhe filluam të bisedonim së brendshmi se si do të përmbushet në aspektin e pagesat, pjesa fikse dhe çështjet e bonusit”, zbuloi ai. “E kuptuam se nuk do ta mbyllim këtë marrëveshje (me Arsenalin). I thashë Edus (drejtorit sportiv të Topçinjve) se bëra më të mirën, por nuk ishte e mundur”.

Palkin zbuloi në intervistë se oferta e Chelseat u pranua pasi ata ishin ‘shumë më seriozë’ dhe bonuset e tyre, të cilat përfshijnë fitimin e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve gjatë pjesës së mbetur të kontratës së tij, ishin ‘të arritshme’. Dalin detajet mahnitëse të transferimit të Mudryk te Chelsea: 25 milionë euro ushtrisë për luftimin e Rusisë, ndeshja miqësore dhe gjithçka tjetër.

Ai vazhdoi: “Këto shpërblime duhet të jenë disi të arritshme dhe realiste, le të themi. Prandaj, në këtë rast, Chelsea ishte shumë më serioz dhe më i drejtë në disa pika”.

“Kur takuam Chelsean, qëndruam të gjithë bashkë. Që ta kuptoni kontekstin, zgjati nëntë ose 10 orë. Ata e ftuan lojtarin dhe na shpjeguan të gjithë projektin. E kuptuam që po, nëse shikoni tani, Chelsea ka disa lloje problemesh, por është normale sepse ata kanë një periudhë tranzicioni nga një pronar në tjetrin”.

Ishte afër kalimit te Arsenali, por përfundoi te Chelsea - zbulohet arsyeja se përse Mudryk nuk iu bashkua Topçinjve. “Është e kuptueshme. Ata duan të ndryshojnë shumë. Pra, kur ju shpjegojnë të gjithë historinë dhe ju kërkoni dy, tre, katër, pesë vitet e ardhshme, atëherë shihni se ata kanë një projekt serioz”, vazhdoi më tej drejtori i Shakhtarit. Transferimi u konfirmua zyrtarisht të dielën, dhe Mudryk ishte i pranishëm gjatë fitores së Chelsea ndaj Crystal Palace.

(Kosova Sot Online )