Lampard pritet të shkarkohet nga Evertoni brenda 24 orësh

  • S.A /
  • 23 January 2023 - 09:26
Lampard pritet të shkarkohet nga Evertoni brenda 24 orësh

Trajneri i Evertonit, Frank Lampard do të mësojë fatin rreth të ardhmes së tij këtë javë.Trajneri i Toffees është në rrezik serioz për t’u shkarkuar, pasi bordi i klubit e konsideron pozicionin e tij, përsjell "Kosova Sot Online ".

Everton është në zonën e rënies në Ligën Premier, me Lampard që do të mësojë fatin e tij në 24 orë.

Pasi ka fituar vetëm një ndeshje në 14 të fundit, Everton është në vendin e 19-të në Ligën Premier dhe ka shanse të bije në Championship.

661210

Sipas Daily Star, Lampard nuk favorizohet më nga pronari Farhad Moshiri.

Humbjet e fundit ndaj rivalëve direkt për mbijetesë, Southampton dhe West Ham duket se kanë vulosur fatin e tij. 

(Kosova Sot Online )