Al-Nassr eliminohet nga Superkupa

  • A.P /
  • 26 January 2023 - 21:13
Al-Nassr eliminohet nga Superkupa

Al-Nassr është eliminuar në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite.

Ekipi ku luan edhe Cristiano Ronaldo u mund me rezultat 3:1 nga Al-Ittihad

Romarinho dhe Hamdallah shënuan për Al-Ittihad në pjesën e parë.

Epërsia u ngushtua nga Talisca, por në fund të ndeshjes Shanqeeti realizoi për epilogun e këtij takimi.

Cristiano Ronaldo luajti nga minuta e parë deri te e fundit në këtë takim, por që nuk arriti të lërë gjurmë. 

(Kosova Sot Online)