Shpërthen skandali, tifozët e Milanit e kërcënojnë me vdekje yllin e Sassuolos, Berardi

  • S.A /
  • 31 January 2023 - 16:12
Shpërthen skandali, tifozët e Milanit e kërcënojnë me vdekje yllin e Sassuolos, Berardi

Tifozët e Milanit janë mjaft të mllefosur me formën e zbehtë nëpër të cilën po kalon klubi i tyre i zemrës.
“Rossoneri” janë në krizë të thellë dhe me këtë rast i kanë pësuar tri humbje radhazi, dy në kampionat dhe një në Kupën e Italisë. Së fundmi, Kuqezinjtë u mposhtën nga Sassuolo në shtëpi me rezultat 2:5, përcjell "Kosova Sot Online".

E për të festuar fitoren e ekipit gjelbër e zi u përkujdes edhe Francesca Fantuzzi, grua e futbollistit Domenico Berardi. Ajo e publikoi një fotografi në profilin e saj zyrtar në Instagram me numrin 5, duke aluduar në fitoren e Sassuolos.

Një mënyrë e veçantë e festimit, që, sipas mediumit italian “La Gazzetta dello Sport”, nuk iu ka pëlqyer tifozëve të Milanit. Ata kanë komentuar me kërcënime, ndërsa njëri prej tyre shkroi: “nëse e shoh burrin tënd, do ta vras”. Këto mesazhe, Fantuzzi i ka bërë publike, gjithnjë në llogarinë e saj në Instagram, duke shkruar se ndaj tyre do të merren masa ligjore. 

(Kosova Sot Online )