Java e 21-të nis sot me dy ndeshje në Superligë, vëmendja në Gjakovë

  • S.A /
  • 04 February 2023 - 10:48
Java e 21-të nis sot me dy ndeshje në Superligë, vëmendja në Gjakovë

Sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e javës së 21-të në Prince Caffe Superligë, apo rrethi i tretë i garave të elitës. Dy prej ndeshjeve të kësaj jave do të zhvillohet këtë të shtunë, transmeton "Kosova Sot Online".

Takimi i parë do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi”, mes Pejës dhe Rahovecit, nga ora 17:00.

Pejanët kanë pasur një rënie në xhirot e fundit, sidoqoftë, renditen në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje, kurse “Vreshtarët” janë në vendin e fundit me dy fitore e 18 humbje.

Përballja e dytë për ditën e sotme është ajo mes Vëllaznimit dhe Trepçës, që do të zhvillohet nga ora 19:00, në palestrën “Shani Nushi”.

Gjakovarët në elitë kanë tetë fitore e 12 humbje, ndërsa mitrovicasit numërojnë 11 fitore e nëntë humbje. 

(Kosova Sot Online )