
Lexoni edhe:
Zbardhet lista me orarin gjyqtarët për ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka rihapur spekulimet mbi planet e tij afatgjata. Argjentinasi është trajneri më me jetë gjatë në La Liga, dhe thuhet se është më i paguari në futbollin botëror, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në qershor 2024, transmeton "Kosova Sot Online".
Simeone e ka ringjallur Atleticon që kur mori drejtimin e klubit në vitin 2011, duke i kthyer ata në sfidues të vërtetë krahas dominimit të Real Madridit dhe Barcelonës .Nën drejtimin e tij, Atletico ka fituar dy tituj të ligës, në 2014 dhe 2021, me të parën që vjen si fitorja e parë e ligës që nga viti 1996.
Zbardhet lista me orarin gjyqtarët për ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e KosovësLexoni edhe:
Krahas lavdisë vendase, ai fitoi gjithashtu dy tituj të Ligës së Evropës, në 2012 dhe 2018, dhe humbi dy herë nga Los Blancos në finalet e Ligës së Kampionëve, në 2014 dhe 2016.
Megjithatë, koha e tij në Madrid po i vjen fundi, pasi ka ngecur në një zgjatje të kontratës dhe 52-vjeçari mund të joshet nga një sfidë e re diku tjetër.
“Ne jemi të trishtuar që nuk jemi ende në Kupë dhe Ligën e Kampionëve, por unë jam i qetë dhe kjo është më e mira që një person mund të kërkojë”, ka thënë ai.
“Që kur erdha në klub, kam dhënë gjithçka. Do të jap gjithmonë gjithçka, deri në ditën e fundit që jam këtu”.
“Më kanë mbetur edhe një vit e gjysmë nga kontrata ime dhe do të jap gjithçka deri në ditën e fundit dhe jam shumë i emocionuar për këtë”, vazhdoi ai.
(Kosova Sot Online )