PSG fillon bisedimet me Mourinhon

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 18:31
PSG fillon bisedimet me Mourinhon

Paris Saint-Germain ka filluar bisedimet me trajnerin e Romës, Jose Mourinho pasi që ata po e konsiderojnë zëvendësimin e Christophe Galtier, shkruajnë mediat franceze

Gazetari francez, Santi Auona ka dhënë detaje për një rreth bisedimesh që janë bërë kohëve të fundit në mes të këshilltarit të PSG-së, Luis Campos dhe trajneri i Romës, i cili është dukur që është frustruar me gjërat që kanë ndodhur në kryeqytetin italian.

Gjiganti i Ligue 1 tashmë është lidhur me një kalim për Mourinhon, por tani gjërat me në fund mund të jenë ndryshe pasi që Luis Campos dhe PSG po shikojnë një trajner i cili mund të menaxhojë një zhveshtore me plot yje.

Trajneri portugez e përmbush këtë gjë, madje edhe nëse ëndrra e pronarëve të Katarit është Zinedine Zidane. Po ashtu, kjo mund të ndodh edhe për shkak të lidhjeve të mira që ka ish trajneri i Chelsea me Luis Campos.

Mourinho njihet si një fans i madh i yllit të PSG-së, Kylian Mbappe dhe ai po ashtu do të gjente një bashkëpunëtor të ngushtë të tij në kryeqytetin francez, ish asistentin e tij të Tottenhamit, João Sacramento që është pjesë e stafit të Galtier në Paris.

Gjërat ende janë në fazat e hershme dhe asnjë marrëveshje nuk është arritur mes PSG-së dhe Romës, edhe pse marrëdhëniet e tyre janë pozitive dhe negociatat po shkojnë ngadalë.

Trajneri portugez është kontraktuar me Giallorossi deri në qershor 2024 ku ishte raportuar edhe për drejtimin e Brazilit para se ta përjashtonte këtë ide. 


(Kosova Sot Online)