Kosova e kërkon mrekullinë ndaj Holandës, zbulohet lista e “Dardanëve”

  • S.A /
  • 23 February 2023 - 11:07
Kosova e kërkon mrekullinë ndaj Holandës, zbulohet lista e “Dardanëve”

Selektori i ri i Kombëtares së Kosovës në futsall, Agon Ramadani, e ka publikuar sot listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës. Më saktësisht, “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit, të katërtën në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024 në futsall, shkruan "Kosova Sot Online". 

Ata do të jenë nikoqirë të Holandës të premten më 3 mars nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kosova deri më tani i ka tri humbje, por ende ka gjasa për t’u kualifikuar, pra matematikisht ekzistojnë ende ato. Në fakt, në rast se Kosova fiton në ndeshjen me Holandën me dy gola epërsi dhe njëherësh Ukraina e mposht Holandën në ndeshjen e fundit, atëherë tutje kalojnë “Dardanët”. Ndeshja ndaj Holandës do të jetë debutuese për trajnerin Agon Ramadani. 

(Kosova Sot Online )