Ballkani synon ta rikthejë primatin në Superligë sot

  • S.A /
  • 23 February 2023 - 10:36
Ballkani synon ta rikthejë primatin në Superligë sot

Superliga e futbollit do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 21-të. Ballkani synon ta rikthejë primatin në ligën elitare, të cilin përkohësisht ia mori Drita, e cila e mposhti dje Prishtinën në derbin e mesjavës, shkruan "Kosova Sot Online". 

Therandasit aktualisht kanë pikë të njëjta me gjilanasit, por goldallim më të dobët.Sidoqoftë, ata e kanë një lojë më pak dhe me një fitore eventuale ndaj Trepçës ’89 sot, do të shkëputeshin në krye.

Megjithatë, ekipi i Ilir Dajës nuk ka punë të lehtë pasi mitrovicasit kanë nevojë për pikë, për t’ju larguar sadopak fundit të tabelës. Andaj, sot na pret një ndeshje mjaft interesante, duke filluar nga ora 13:00.

Një tjetër sfidë emocionuese do të zhvillohet sot mes Dukagjinit dhe Llapit.

Klinasit në shtëpi janë mjaft të fuqishëm dhe do të mundohen t’i mbajnë pikët në shtëpi.

Nga ana tjetër, Llapi i përforcuar me Suad Sahitin do të tentojë të nxjerrë pikë dhe të mos kthehet në shtëpi duarthatë.

Edhe kjo ndeshje do të fillojë në orën 13:00. 

(Kosova Sot Online )