Kompletohet çerekfinalja e Ligës së Evropës, po vijnë duele interesante

  • S.A /
  • 16 March 2023 - 10:43
Kompletohet çerekfinalja e Ligës së Evropës, po vijnë  duele interesante

Pas Ligës së Kampionëve, sonte është radha e Ligës së Evropës. Tetë ndeshjet e kthimit të së tetës së finales do t’i zbulojnë tetë skuadrat që do ta vazhdojnë rrugëtimin në këtë garë, transmeton "Kosova Sot Online". 

Manchester United e kreu punën më të madhe ndaj Real Betisit në lojën e parë, duke fituar 4:1 në “Old Trafford”. “Djajtë e Kuq” do të mundohen ta konfirmojnë sonte kualifikimin në çerekfinale pas lojës që do të luhet në Spanjë. Edhe Arsenali do ta kërkojë biletën për në çerekfinale pas ballafaqimit me Sporting Lisbonës.

Skuadrat do të ballafaqohen mes vete në “Emirates Stadium” sonte, ndërsa loja e parë në Portugali kishte përfunduar baras, 2:2. Kualifikimin tutje do ta kërkojë edhe Juventusi, i cili do ta vizitojë Freiburgun në Gjermani. Gjiganti italian e kishte fituar lojën e parë në Torino me rezultat minimal, 1:0 dhe do të mundohet ta ruajë këtë kapital edhe pas lojës së dytë. Të njëjtën gjë do të tentojë ta bëjë edhe Roma, e cila e do ta vizitojë Real Sociedadin. Ekipi i Jose Mourinhos e kishte fituar lojën e parë në kryeqytetin italian me rezultat 2:0 dhe sonte synon ta ruajë këtë avantazh. Disa prej ndeshjeve të së tetës së finales së Ligës së Evropës do të luhen në orën 18:45 e disa të tjera në 21:00. 

Image

(Kosova Sot Online )