Kombëtarja e Kosovës i vazhdon sot përgatitjet në Hajvali

  • S.A /
  • 21 March 2023 - 12:18
Kombëtarja e Kosovës i vazhdon sot përgatitjet në Hajvali

Kombëtarja e Kosovës do t’i vazhdojë sot përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të muajit mars. “Dardanët” u grumbulluan dje në prag të dueleve me Izraelin dhe me Andorrën, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndërkaq, trupa e trajnerit Alain Giresse do të mblidhet prapë sot, për të ushtruar në kampin nacional në Hajvali.

Sot pritet të kompletohet skuadra pasi dje munguan disa lojtarëve. Stërvitja e Kosovës do të fillojë në orën 10:30. “Dardanët” shprehen optimistë para dy ndeshjeve të këtij muaji, ndërsa selektori Giresse nuk e ka fshehur synimin për t’u kualifikuar në Evropianin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online )