Haalandi i lënduar do të mungojë në ndeshjet e marsit

  • S.A /
  • 21 March 2023 - 10:09
 Haalandi i lënduar do të mungojë në ndeshjet e marsit

Kombëtarja norvegjeze e futbollit nuk do të mundë të llogarisë në Erling Haalandin. Sulmuesi i Manchester Cityt është larguar nga kampi i ekipit norvegjez.Lajmin e ka bërë të ditur Federata Norvegjeze e futbollit përmes një njoftimi zyrtar, përcjell "Kosova Sot Online".

Ish-futbollisti i Salzburgut dhe i Borussia Dortmundit e lëndoi ijën dhe me këtë rast nuk do të mundë t’i ndihmojë norvegjezët në duelet e tyre të marsit me Spanjën dhe me Gjeorgjinë.

Kjo është një goditje e madhe për Kombëtaren e Norvegjisë duke e pasur parasysh rëndësinë e sulmuesit kryesor – Haaland. 

(Kosova Sot Online )