Barça mund t’i fitojë dy tituj kampioni sivjet

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 16:00
Barça mund t’i fitojë dy tituj kampioni sivjet

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit i kishte ndarë dy trofe të shumë viteve më parë këtë të shtunë: një për Levanten dhe një për Deportivon.

Të dy klubet ishin në gjendje ta festonin njohjen e dy titujve të vjetër

Bëhet fjalë për titullin e kampionit të vitit 1912, që iu dha Deportivo La Corunas dhe për atë të vitit 1937, të Kupës së Spanjës së Lirë, që iu dha Levantes.

E tash, këto dy precedentë mund të bëjnë që Barcelona ta shtojë në vitrinat e saj një ligë më shumë.

Sipas informacioneve të publikuara nga “ESPN”, gjiganti katalunas ka mundësi të pretendojë që i takon titulli i ligës i vitit 1937, i cili në atë kohë quhej si Liga Mesdhetare.

Barça është në rrugë të mirë për ta fituar titullin e kampionit edhe për sezonin 2022/23 dhe në këtë rast, ky klub do të mundë t’i merrte dy tituj të kampionit. 

(Kosova Sot Online)