Zvicra mposht edhe Izraelin

  • A.P /
  • 28 March 2023 - 22:42
Zvicra mposht edhe Izraelin

Kombëtarja e Zvicrës ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Pas fitores ndaj Bjellorusisë, të përzgjedhurit e Murat Yakin sonte triumfuan ndaj Izraelit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në Grupin I

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Gjenevës përfundoi me rezultatin 3:0.

Ruben Vargas (39’) Zeki Amdouni (48’) dhe Silvan Widmer (52’) shënuan në fitoren e “Helvetikëve”.

Kapiteni Granit Xhaka në këtë ndeshje luajti për 90 minuta.

Zvicra pas kësaj fitore ka gjashtë pikë dhe prin në grup, por me pikë të njëjta me Rumaninë, si e dyta.

Izraeli është i pesti me vetëm një pikë. 

(Kosova Sot Online)