Barça e detyruar ta regjistrojë Gavin në ekipin e të rinjve

  • S.A /
  • 30 March 2023 - 13:00
Barça  e detyruar ta regjistrojë Gavin në ekipin e të rinjve

Barcelona ka rënë në hall të madh me Gavin. Super-talenti spanjoll kishte nënshkruar kontratë profesioniste me “Blaugrana” der në vitin 2026 me një klauzolë të shkëputjes së saj prej 1 miliard euro, transmeton "Kosova Sot Online".

Mirëpo, kjo kontratë së fundmi u konsiderua si e pavlefshme dhe Barça e mori një tjetër goditje kur Tribunali e hodhi poshtë ankesës së saj.

Kjo nënkupton se përfaqësuesi i ri spanjoll nuk do të mundë të regjistrohet si lojtar i ekipit të parë të “Blaugrana”. Duke e regjistruar eventualisht lojtarin, Barça nuk do t’i respektonte limitet e “Fair Play” financiar, të vendosur nga La Liga. E vetmja zgjidhje, për momentin, është që lojtari të regjistrohet përsëri në sektorin e të rinjve. Me këtë rast, atij i duhet ta ndërrojë edhe numrin e fanellës, do ta humbë atë 6 dhe do ta veshë përsëri numrin 30. Nëse lojtari nuk do të mundë të regjistrohet tek Barça deri më 1 korrik, kontrata e tij deri në vitin 2026 nuk do të vlejë më përfundimisht. Nga ajo ditë, në rastin më të keq, Gavi do të jetë i lirë për ta zgjedhur një klub tjetër. Interesimi i klubeve për të është i madh, me Bayenrin në krye, ndërsa e pëlqen edhe Liverpooli. Gavi duket se është lodhur nga kjo situatë, edhe pse dëshira e tij më e madhe është që të vazhdojë të luajë në klubin e tij të zemrës – në Barcelonë.

(Kosova Sot Online )