Liverpooli favorit kryesor për transferimin e Mason Mount

  • S.A /
  • 30 March 2023 - 12:03
Liverpooli favorit kryesor për transferimin e Mason Mount

Klubi anglez, Liverpooli vlerësohet si favorit për të nënshkruar kontratën me të rebeluarin e Chelseat, Mason Mount. Bisedimet për një marrëveshje të re vazhdojnë të ngecin, me kontratën aktuale të Mount që ka më pak se 18 muaj për të përfunduar, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është një tifoz i madh i mesfushorit anglez dhe një transferim i tij do t’i pëlqente jashtë mase. Sipas mediumit Athletic, Reds janë në “pozitën më të fortë” në Ligën Premier për të zbritur transferuar Mount dhe mund ta bëjnë këtë në këtë verë. Klopp është i etur për të riparuar mesfushën e tij dhe energjia dhe stili i lojës së Mount admirohen nga gjermani. 

Chelsea pritet të shesë mesfushorin anglez nëse ngërçi i kontratës vazhdon. Ish-menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, tani në krye të Bayern Munich, është gjithashtu i interesuar për Mount.

(Kosova Sot Online )