Reali e do me çdo kusht Bellinghamin

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 16:13
Reali e do me çdo kusht Bellinghamin

100 milionë euro. Ky është pragu të cilin nuk e ka ndërmend ta kalojë Real Madridi për të arritur deri tek Jude Bellingham.

Talenti anglez i Borussia Dortmundit është bërë objektiv i rëndësishëm i “Los Blancos”, ndërsa lojtarin e duan edhe Liverpooli e Manchester City, të cilët mund ta vendosin në pjatë një ofertë edhe më të lartë dhe një rrogë më të lartë për futbollistin.

E për ta bindur lojtarin që ta pranojë këtë propozim, siç raporton mediumi spanjoll “AS”, “Los Blancos” janë të gatshëm ta kërkojnë një ndihmë nga legjenda e tyre Zinedine Zidane

Përse? Shpjegimi është i thjeshtë: Florentino Perez e di se Zizou është idhull i Bellinghamit dhe shpreson që një thirrje e tij mund të jetë e dobishme për ta zhbllokuar këtë rast.


(Kosova Sot Online)