Zbulohet lista e dëshirave të Man Utd për stinën e verës me gjashtë sulmues

  • S.A /
  • 31 March 2023 - 08:25
Zbulohet lista e dëshirave të Man Utd për stinën e verës me gjashtë sulmues

Manchester Unitedi thuhet se ka një listë të ngushtë prej gjashtë sulmuesish për t’u marrë në konsideratë për një transferim gjatë afati kalimtar të verës, transmeton Kosova Sot Online ".

Djajtë e Kuq janë informuar nga trajneri Erik ten Hag për zgjedhjet e tij ideale.

Ten Hag është i vetëdijshëm se nënshkrimi i një sulmuesi të madh nuk do të jetë i lehtë, veçanërisht nëse marrja e klubit nuk përfundon deri në qershor.

Sipas Manchester Evening News, Unitedi po monitoron plot gjashtë emra ku padyshim dy objektivat kryesore janë Harry Kane i Tottenham Hotspur dhe Victor Osimhen i Napolit.

Sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani dhe sulmuesi i Atalantës, Rasmus Hojlund, janë dy të tjerët në listën e dëshirave.

Dy emrat e fundit në listë për Unitedin janë Goncalo Ramos dhe Mohammed Kudus përkatësisht nga Benfica dhe Ajax.

Ndërsa Kudus është më shumë një mesfushor sulmues, ten Hag mund të besojë se ai mund të lulëzojë si sulmues.

(Kosova Sot Online )