
Lexoni edhe:
Hovenier: SHBA besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht
Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami
Shteti serb, komunitetit shqiptar, jua pasivizon adresat e vendbanimeve, duke u bërë presion për shpërngulje , dhe ndryshimin e strukturës së popullsisë nga etnia shqiptare në atë serbe.
-Ambasadori i ShBA-ve ,Kristofor Hill në Beograd të Serbisë ,këto ditë vizitoj komunitetin shqiptarë në Luginën e Preshevës, dhe atje e pa diskriminimin racor që u bëhet shqiptarëve, nga shteti mesjetar serb, i drejtuar nga fryma e kishës sllave, ruso-serbe ,edhe pse në civilizimin perëndimor të shekullit 21, të epokës së industrisë dixhitale ,shteti do të duhet të jetë, 'shtet sekular' dhe religjioni, të jetë i ndarë nga shteti ,dhe besimi dhe religjioni të jenë çështje e besimit të lirë e individit, e jo ecuri e diskriminimit dhe persekutimit të pakicës jo serbe, nga shumica serbo sllave.
Hovenier: SHBA besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht Lexoni edhe:
Ambasadori Hill në takimet që pati me liderët e komunitetit shqiptarë në luginën shqiptare të Preshevës,
Bujanovcit,ku njoftua dhe u bind se si ,shteti serb i diskriminon shqiptare,si në aspektin e etnisë së tyre,besimit të tyre,lashtësisë së tyre e të jetuarit në trojet e tyre,se si shqiptarët nuk u lejohet përdorimi i gjuhës shqipe aty ku ata janë shumicë, si nuk u lejohet ti përdorin simbolet e tyre kombëtare, se si në rajonin e Luginës, shteti i frymës ortodokse sllave të kohës mesjetare serbe , nuk investon në zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor në vendbanimet ku jetojnë shqiptarët, se si shteti mesjetar serb, përdor të gjitha metodat brutale ndaj komunitetit shqiptarë , të mos ua njeh kualifikimet arsimore ,profesionet e tyre të arritura në Kosovë, dhe u pa mundëson të rinjve dhe të rejave shqiptare, në punësimin e tyre në institucionet shtetërore të Serbisë, dhe të administratës komunale, ku shqiptarët jetojnë, e mos të flasim për punësimin e tyre në polici,gjyqësor dhe ushtri.
Shteti serb, komunitetit shqiptar, jua pasivizon adresat e vendbanimeve, duke u bërë presion për shpërngulje , dhe ndryshimin e strukturës së popullsisë nga etnia shqiptare në atë serbe. Dhe, zoti ambasador Kristofor Hill, ju lutem a nuk duhet që komunitetit shqiptar i cili jeton në rajonin e luginës së Preshevës,
Bujanovcit ,dhe Medvegjës prej kohës së para Krishtit , nuk po i takon; "autonomia e vetë menaxhimit të përshtatshëm" ,siç ju jeni të zellshëm, të kërkoni , për 'komunitetin pakicë serbe' që nuk kalon as 3% e popullsisë së përgjithshëm në Kosovë ,edhe kur dihet fakti, se pakica serbe në Kosovë, në kuadër të sistemit kushtetues dhe ligjor të Kosovës, i gëzon të gjitha të drejtat e tyre, edhe përtej pakicave kombëtare përtej të krahasueshme sa i përket instrumenteve të standardeve ndërkombëtare, duke pasur të drejta të rezervuara, në vendimmarrjen politike, madje edhe 'të drejtën e vetos' që këtë të drejtë , nuk e kanë asnjë minoritet në botë. Dhe pse, z. Ambasador Hill, nuk i bëni thirrje presidentit serb, në realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, në anologji/simetri , me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë ,por vazhdoni me këmbëngulje, të deklaroheni, se çështje e shqiptarëve në Serbi, është çështje e shtetit serb, dhe jeni të lutur , të përgjigjeni, pse mendoni se çështja e pakicës serbe në Kosovë , nuk do të duhej të është, çështje e shtetit të Kosovës, dhe Serbia të ndalohet të përzihet në punët e brendshme të shtetit fqinj. A nuk është zoti ambasador Hill ,qasja e juaj ndaj komunitetit shqiptar në Serbi , jo e njëtrajtshme , me pakicën serbe në Kosovë,dhe PSE?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".