Ja kush është futbollisti i njohur që po i dhuron pagat e tij për bamirësi

  • 31 March 2023 - 09:01
Ja  kush është futbollisti i njohur  që po  i dhuron pagat e tij për bamirësi

Ish-ylli i Bournemouth, Marc Pugh ka pranuar të dhurojë pagat e tij për bamirësi pasi nënshkroi për Clitheroe Town. 35-vjeçari i është rikthyer futbollit pas gati dy vitesh mungesë nga loja,transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai luajti për herë të fundit për Shrewsbury në 2020-21, por klubi i tij kryesor ishte Bournemouth, ku bëri 312 paraqitje. 

Pugh kaloi nëntë vjet në Bournemouth dhe ishte pjesë e skuadrës së Eddie Howe që shkoi nga League One në Premier League. Ndërkohë që luan për Clitheroe Town, ai ka vendosur që paga e tij të shkojë në formë donacioni për bamirësi.

(Kosova Sot Online )