Zhegrova shënon dy gola dhe ia siguron fitoren Lille

  • A.P /
  • 02 April 2023 - 15:20
Zhegrova shënon dy gola dhe ia siguron fitoren Lille

Edon Zhegrova ka regjistruar një paraqitje fantastike sot për skuadrën e Lille.

Reprezentuesi i Kosovës ia siguroi fitoren skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Lorient, të vlefshme për javën e 29-të në Ligue 1, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Pierre-Mauroy” përfundoi me rezultatin 3:1.

Zhegrova hyri si zëvendësues në këtë ndeshje në minutën e 82-të dhe ia doli të shënonte dy herë, në minutat 89 dhe 91, duke qenë kështu vendimtar në fitoren e Lille.

24-vjeçari tani numëron tre gola në elitën e futbollit francez këtë sezon, krahas edhe katër asistimeve.

Goli tjetër për vendasit u shënua nga Remy Cabella (13′). Ndërkaq, golin e vetëm për mysafirët e shënoi Ibrahima Kone (77′).

Lille pas kësaj fitore ka 52 pikë dhe renditet në pozitën e pestë në tabelë, kurse Lorient është në pozitën e tetë me 44 pikë. 


(Kosova Sot Online)