Zhegrova feston bashkë me tifozët e zjarrtë të klubit

  • A.P /
  • 02 April 2023 - 15:50
Zhegrova feston bashkë me tifozët e zjarrtë të klubit

Edon Zhegrova ka regjistruar një paraqitje fantastike sot për skuadrën e Lille.

Reprezentuesi i Kosovës ia siguroi fitoren skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Lorient, të vlefshme për javën e 29-të në Ligue 1

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Pierre-Mauroy” përfundoi me rezultatin 3:1.

Zhegrova hyri si zëvendësues në këtë ndeshje në minutën e 82-të dhe ia doli të shënonte dy herë, në minutat 89 dhe 91, duke qenë kështu vendimtar në fitoren e Lille.

Pas ndeshjes, tifozët “ultras” të klubit francez e ftuan 24-vjeçarin për të festuar së bashku.

Tifozët francezë ia vendosën Zhegrovës një shall rreth qafës, teksa nuk munguan as thirrjet e emrit të tij. 


(Kosova Sot Online)