Barcelona shkon sot me katër mungesa të mëdha në përballje me “El Clasicon”

  • S.A /
  • 05 April 2023 - 09:12
Barcelona  shkon sot me katër mungesa të mëdha në përballje me  “El Clasicon”

Barcelona ka publikuar listën zyrtare të skuadrës para ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit, kundër Real Madridit, transmeton "Kosova Sot Online ". Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në “Camp Nou”, në ora 21:00. 

Xavi ka bërë të ditur tashmë listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion për “El Clasico”.

Pedri, Ousmane Dembele dhe Andreas Christensen nuk bëjnë pjesë në listë pasi janë ende jashtë shkaku i lëndimeve. Frenkie de Jong gjithashtu nuk ka arritur të rikuperohet në kohë dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Raphinha, i cili mungoi në ndeshjen në kampionat kundër Elches të shtunën për shkak të pezullimit, është rikthyer në skuadër.

Ndërkohë, Xavi ka thirrur edhe talentet e rinj; Angel Alarcon, Estanis Pedrola, Marc Casado dhe Aleix Garrido, të cilët debutuan në fitoren 4:0 kundër Elches.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” ishte fituar minimalisht (0:1) nga Barcelona. 

Image

(Kosova Sot Online )