Osimhen do t’i mungojë Napolit

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 17:17
Osimhen do t’i mungojë Napolit

Victor Osimhen pritet të jetë mungesa e madhe e Napolit për përballjen e parë me Milanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi nigerian u rikthye i lënduar nga angazhimi me ekipin kombëtar muajin e kaluar, teksa mungoi në ndeshjet kundër Milanit dhe Lecces

Te Napoli shpresonin se ai do të jetë gati për sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por duket se ai do të mbetet sërish jashtë.

Gianluca Di Marzio ka raportuar se Osimhen sot nuk mori pjesë në stërvitjen e skuadrës, por punoi individualisht në fushë përpara se të shkonte në palestër.

Napoli thuhet se nuk dëshiron të rrezikojë 24-vjeçarin në fazat e fundit të këtij sezoni dhe kështu nuk do të rrezikojë ta kthejë me nxitim për t’u përballur me Milanin, megjithëse shpresa është që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë apo të kthimit.

Kujtojmë se ndeshja e parë çerekfinale mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në “San Siro”, më 12 prill, kurse ajo e kthimit më 18 prill, në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Victor Osimhen është një prej futbollistëve më në formë të Napolit këtë sezon. Ai ka shënuar 25 gola dhe ka kontribuar me 5 asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat. 

(Kosova Sot Online)