Ekipi i njohur afër rënies në ligën e tretë

  • A.P /
  • 16 April 2023 - 12:12
Ekipi i njohur afër rënies në ligën e tretë

Ishte sezoni 2012/13 kur ekipi spanjoll, Malaga po befasonte të gjithë me paraqitjet e saj.

Ekipi që në vete kishte disa yje të futbollit, të udhëhequr nga Pellegrini u kualifikuan në Ligën e Kampionëve, madje duke shkuar më shumë se kaq.

Ata kaluan fazën e grupeve dhe 1/8 e finales, duke e eliminuar Porton

Në çerekfinale, Malaga u eliminua nga Dortmundi me rezultat të ngushtë, 2:3.


Atë vit, Dortmund u kualifikua në finale, për t’u mundur nga Bayerni 1:2.

Por, 10 vite pas, Malaga është në gjendjen më të keqe të mundshme.

Malaga aktualisht gjendet në vendin e 20-të në La Liga 2 dhe është shumë pranë rënies në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.

(Kosova Sot Online)