Ja kush po punon për blerjen e Haaland

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 15:13
Ja kush po punon për blerjen e Haaland

Po punon sot për ta blerë nesër.

Kjo është strategjia e Real Madridit për ta transferuar Erling Haalandin nga Manchester City.

“Los Blancos” në fakt synojnë ta bëjnë të vetin sulmuesin norvegjez vetëm në verën e vitit 2024.

Sipas mediumit “Fichajes”, kampioni evropian i ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e ish-futbollistit të Salzburgut dhe të Borussia Dortmundit, ndërkohë që palët po flasin rreth klauzolës për shkëputjen e parakohshme të kontratës


City e konsideron si të pashitshëm Haalandin, por me gjasë në kontratë është cekur mundësia që pas dy apo tri vjetësh, “Citizens” ta lirojnë lojtarin nëse dëshiron të largohet, sigurisht me një ofertë të kënaqshme për të gjitha palët.

Haaland konsiderohet sot si njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian.

(Kosova Sot Online)