Man City po përgatit një kontratë të re për Haalandin

  • A.P /
  • 20 April 2023 - 18:49
Man City po përgatit një kontratë të re për Haalandin

Manchester City po përgatit një kontratë të re për Erling Haaland pasi një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij aktuale u hoq.

Haaland iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmund verën e kaluar.

Kontrata e 22-vjeçarit me Cityn përmbante gjithashtu një klauzolë që e lejonte atë të largohej për 150 milionë funte në verën e vitit 2024 – në fund të sezonit të tij të dytë – nëse një klub përmbushte kushtet dhe ai donte të bënte lëvizjen.

Megjithatë, klauzola ishte e lidhur në mënyrë specifike me të ardhmen e Pep Guardiolës në Mançester dhe u anulua kur katalanasi rinovoi kontratën e tij në nëntor, duke u angazhuar për klubin deri në vitin 2025.

(Kosova Sot Online)