A e meriton 'Topin e Artë' Haaland?

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 16:21
A e meriton 'Topin e Artë' Haaland?

Wayne Rooney nuk ka dyshime: aktualisht, futbollisti më i mirë në botë është Erling Haaland.

Ish-futbollisti anglez e ka thënë këtë në rubrikën e tij në mediumin “The Times”.

“Kush do ta fitojë Topin e Artë? Sigurisht ai (Haaland)”, ka thënë Rooney.

“Messi është më i miri i të gjitha kohëve, por në këto momente askush nuk luan më mirë sesa Haaland. Është më i miri në botë. Por, tash ka marrë fund epoka Messi-Ronaldo, ka nisur epoka Haaland – Mbappe”, shtoi tutje ish-futbollisti i Evertonit dhe i Manchester Unitedit. 

(Kosova Sot Online)