Agjenti i Osimhenit afër marrëveshjes me PSG-në

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 17:00
Agjenti i Osimhenit afër marrëveshjes me PSG-në

Agjenti i Victor Osimhen, Roberto Calenda, është afër një marrëveshjeje me Paris Saint-Germainin, ka raportuar “FootMercato” këtë të martë.

Nigeriani, i cili ka shënuar 21 gola për Napolin në Serie A këtë sezon, po tërheq interes nga e gjithë Evropa, duke përfshirë edhe Francën, ku dikur luajti për Lille

Megjithatë, Osimhen nuk favorizon një rikthim në Ligue 1 dhe ky shihet si një problem për transferimin e tij në “Parc des Princes”.

Ai besohet se dëshiron të luajë në Premierligë, me Chelsean dhe Manchester Unitedin që kanë shfaqur interesim.

(Kosova Sot Online)