Dy klubet e mëdha në garë për Kim Min-jae

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 18:00
Dy klubet e mëdha në garë për Kim Min-jae

Kim Min-jae ka qenë një nga futbollistët më të dalluar këtë sezon me Napolin, që pothuajse e ka siguruar titullin e kampionit në Serie A.

Napolitanët e transferuan atë nga Fenerbahce vitin e kaluar për rreth 18.05 milionë euro

Dhe, falë paraqitjeve të tij të mira, ai ka tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.

“Calciomercato” ka raportuar se për Min-jae në garë Manchester City dhe Manchester United.

26-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 45-50 milionë euro, çmim që nuk shihet se mund të jetë problem për t’u paguar nga klubet angleze.

Reprezentuesi i Koresë së Jugut ka kontratë të vlefshme me Napolin deri në verën e vitit 2025. 

(Kosova Sot Online)