Manchester City rrëmben pozitën e parë në Premierligë

  • A.P /
  • 30 April 2023 - 17:15
Manchester City rrëmben pozitën e parë në Premierligë

Manchester City ka regjistruar fitoren e tetë radhazi në Premierligë, duke rrëmbyer kështu edhe pozitën e liderit në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi sot në udhëtim ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Craven Cottage” përfundoi me shifrat 1:2.

Erling Haaland (3’, nga penalltia) dhe Julian Alvarez (36’) shënuan golat e fitores për “Qytetarët”.

Carlos Vinicius (15’) e shënoi golin e vetëm për vendasit.

Manchester City pas kësaj fitore ka 76 pikë dhe tani është lider në tabelë, me një pikë më shumë se Arsenali. Kampioni në fuqi ka momentalisht një ndeshje më pak.

Fulhami është i dhjeti me 45 pikë. 

(Kosova Sot Online)