Maguire i bën futbollistët e United të luajnë keq!

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 17:15
Maguire i bën futbollistët e United të luajnë keq!

Harry Maguire bën që “të duken keq” ata që të cilët luajnë rreth tij dhe “ai nuk mund të luajë për top 10 klubet më të mira”, thotë Paul Parker.

Mbrojtësi anglez, vazhdon të jetë kapiten i klubit në Old Trafford gjatë sezonit 2022/23. Ai ishte pjesë përbërëse e Erik ten Hag këtë sezon, por shpejt ai e gjeti vetën si zëvendësues dhe në bankën rezervë. E ardhmja e tij është vënë në pikëpyetje si rezultat i kësaj – me futbollistë si Lisandro Martinez, Raphael Varane dhe Victor Lindelof që startojnë para tij – por Parker ka vënë në dyshim edhe ambiciet e tij që ai të bie në një nivel që do të përfitojë nga aftësitë e tij.

“Niveli i Victor Lindelof nuk po bie kur ai po luan krah Harry Maguire, por Maguire po bën që ai të duket i dobët. Imaxhinoni një film me një aktor shumë të mirë dhe një aktor shumë të dobët. Aktori, që është shumë i mirë, menjëherë do të duket keq për shkak se duhet ta bartë edhe aktorin tjetër në shpinën e tij. Kjo është ajo çfarë po bënë Lindelof me Maguire dhe kjo është tërësisht e ndryshme me Luke Shaw”, tha ish mbrojtësi i United Parker, i cili ka fituar dy tituj të Premier Ligës sa luajti në Old Trafford, për BonusCodeBets.

“Me të, Man United ka dy aktorë të mirë, për të qëndruar në këtë anologji, dhe ata po e komplimentojnë njëri tjetrin. Luke Shaw është shumë i mirë me top, gjë të cilën do të dëshironim ta themi për Maguire kur ai nënshkroi për United. Por, ata që e panë atë kur luante në Hull e dinin se ai kurrë nuk ishte i mirë me top. E tëra që ai bënte ishte driblimi rreth zonës dhe shkaktimi i gabimeve, të cilat u klasifikuan si të pafat. Kjo ishte një pikë shitje”.

Parker shtoi që me mbrojtësin 30 vjeçar që ka një kontratë deri më 2025, ai duhet të largohet.

“Harry Maguire nuk është i aftë që të ruajë vijën mbrojtësi. Ai nuk mund ta bëjë këtë. Ai dëshiron që të jetë mbrojtës në vijën e fundit, e cila gjë është arsyeja që ai duhet të largohet të një klub që mbrohet në thellësi. Natyrisht, ai nuk mund të luajë për asnjë klub të top 10. Ai mund të jetë i aftë të luajë për një nga skuadrat që mbrohen më shumë lojtarë. Ai nuk mund të luajë për një skuadër sulmuese që bën futboll të hapur”.

(Kosova Sot Online)