Haaland zgjidhet lojtari i vitit në Premierligë

  • A.P /
  • 12 May 2023 - 14:53
Haaland zgjidhet lojtari i vitit në Premierligë

Erling Haaland është zgjedhur futbollisti më i mirë në Premierligë për sezonin 2022/23 nga Asociacioni i Gazetarëve të Futbollit.

Sulmuesi i Manchester Cityt i mori 82 për qind të votave, duke i lënë prapa dyshen e Arsenalit, Bukayo Saka e Martin Odegaard.

Haaland kontribuoi me 51 gola në të gjitha garat deri tash këtë edicion ndërsa Man City po mundohet t’i fitojë tre trofe

22 vjeçari i arriti këta gola për vetëm 47 ndeshje, që i bie se ka më shumë gola se ndeshje.


Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit i ka shënuar 35 gola në Premierligë, duke e thyer rekordin absolut.

Haaland ndërkohë do të mundohet të thyejë rekorde të reja në vazhdim të kampionatit.

Në konkurrencën e femrave, sulmuesja e Chelseat, Sam Kerr u zgjodh futbollistja më e mirë e vitit. 

(Kosova Sot Online)