Ancelotti: Real Madridi nuk po fokusohet vetëm te Haaland

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 19:28
Ancelotti: Real Madridi nuk po fokusohet vetëm te Haaland

Carlo Ancelotti ka deklaruar se nuk ekipi i tij nuk do të fokusohet vetëm në ndaljen e Erling Haalandit.

Norvegjezi po kalon formë të jashtëzakonshme me Manchester Cityn këtë sezon, teksa padyshim se është sulmuesi më i rrezikshëm i ekipit anglez.

Megjithatë, Haaland u mbajt “i heshtur” gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit, kryesisht falë paraqitjes së mirë të Antonio Rudigerit.

Pavarësisht kësaj, ai do të jetë ende një kërcënim i madh për “Los Blancos”, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

Carlo Ancelotti, duke folur sot në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, theksoi se e kupton plotësisht se sa problem mund të jetë Haaland, megjithëse nuk është fokusi i tij i vetëm në lidhje me Manchester Cityn.

“Kur vlerësojmë një ekip, nuk fokusohemi vetëm te një lojtar. Në tërësi, duhet t’i qasemi mirë aspektit mbrojtës të lojës me stafin stërvitor”, tha trajneri italian.

Ndryshe, ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Manchester Cityt dhe Real Madridit do të zhvillohet të mërkurën mbrëma, në “Etihad Stadium”. 


(Kosova Sot Online)