Berisha e uron Pejën për titullin e kampionit

  • A.P /
  • 19 May 2023 - 17:08
Berisha e uron Pejën për titullin e kampionit

Dardan Berisha ka uruar KB Pejën për titullin e kampionit të fituar në Superligën e Kosovës.

Pejanët triumfuan ndaj Trepçës mbrëmë në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të finales së “play-offit” me rezultat 93:91, për ta rikthyer titullin në Rrafshin e Dukagjinit pas një dekade.

Për Pejën ishte ky titulli i shtatë në historinë e klubit.

“Verdhezinjtë” sot janë uruar edhe nga ish-basketbollisti i tyre, Dardan Berisha, i cili sezonin e kaluar e rikthye te Sigal Prishtina.

Ai theksoi se Peja e fitoi titullin me meritë, teksa paralajmëroi se sezoni i ardhshëm do të jetë flakë.

Postimi i plotë nga Berisha:

“Urime KB Peja dhe qyteti i Pejes per titullin kampion me plot merite!

(Kosova Sot Online)